Pas një aktiviteti të ngjeshur për formimin e nëndegës së Partisë Demokratike të Kosovës në Regensburg të Gjermanisë, me bashkërendimin e aktiviteteve me anëtarë e simpatizantë të PDK-së në Regensburg me rrethinë, është themeluar nëndega e PDK-së në këtë qytet.

Marketing

Kryetar i nëndegës është zgjedhur Shqiptar Gubetini, ndërsa po ashtu, është zgjedhur edhe kryesia e nëndegës së PDK-së për Regensburg me rrethinë.

Në Kuvendin Zgjedhor morën pjesë anëtarë nga Këshilli Iniciues për Bavari dhe Thüringen, përfaqësues nga Këshilli, deputetë të Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu dhe Mërgim Lushtaku, njëherësh përfaqësues nga Komisioni për Organizim të zgjedhjeve të PDK-së në Mërgatë, thuhet në një postim të PDK-së në Facebook.

Në Kuvendin Zgjedhor të nëndegës së PDK-së Regensburg morën pjesë edhe shumë shqiptarë nga mërgata, nga fusha të sportit, kulturës, ekonomisë, studentë, etj.

Ndryshe, kjo është nëndega e parë e PDK-së në Gjermani.

Marketing