Ende nuk është e qartë se ku do të luaj Paul Pogba sezonin e ardhshëm, pasi qe atij i skadon kontrata me Man United, duke e bërë kështu të paqartë të ardhmen e tij, kur dihet se të shumta janë skuadrat që do të përfshihen në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit francez.
Pogba ka refuzuar në mënyrë konstante çdo ofertë nga ana e “djajve të kuq” për të rinovuar kontratën e tij, por sipas The Sun, drejtuesit e United kanë në dorë një “gur” të fundit.
Sipas të përditshmes angleze, Pogba mund të qëndrojë nëse në krye të United mbetet Ralf Rangnick, raporton The Sun, përcjellë albora.ch.
Kjo është një hipotezë konkrete pasi drejtuesit e United janë shumë të kënaqur me punën e bërë nga tekniku gjerman, Pogba gjithashtu, mund të pranojë rinovimin e kontratës./albora.ch/