Një shqiptar është arrestuar në Greqi pasi dhunoi një qen.

Marketing

64-vjeçari tërhoqi me zinxhir një qen, teksa po lëvizte me makinë në Patra.

Sipas mediave greke, ai vetë mbante zinxhirin nga dritarja e mjetit, duke tërhequr qenin, për pasojë ky i fundit u plagos në këmbë.

Kalimtarët kanë lajmëruar Policinë dhe menjëherë ka pasur mobilizim.

Policia arriti ta lokalizojë dhe arrestojë.

Qeni u mor nga një vullnetar për t’u ekzaminuar nga një veteriner dhe për t’u trajtuar për plagët e tij.

Marketing