Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një tentim vrasje që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Bardhosh të Prishtinës, ku një 15-vjeçar ka therur me thikë një 19-vjeçar. Për pasojë, i riu është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, teksa ende nuk dihen motivet e rastit.

Marketing

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se ngjarja dyshohet se ndodhi pas një përleshje mes dy palëve në një fushë të basketbollit, ku për një momenti i dyshuari nxjerr thikën, me të cilën i shkakton plagë viktimës.

Policia është vënë në veprim dhe ka arritur të arrestojë të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim, por që nuk ka dhënë deklaratë, duke u mbrojtur në heshtje.

Thika e përdorur në rast është konfiskuar, teksa i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë.

Marketing