Trajneri i Shakhtar Donetsk, Roberto De Zerbi, ka refuzuar tu përgjigjet pyetjeve të mediave italiane në lidhje me krizën mes Rusisë dhe Ukrainës, por thuhet se ka ndjekur këshillat e ambasadës italiane për furnizimin me ushqim dhe ujë.

Marketing

Liga e Ukrainës nuk do të ndalet dhe do të rifillojë fundjavën e ardhshme pas pushimit dimëror.

“Për momentin, gjithçka është konfirmuar, ne nuk kemi marrë ndonjë urdhër të ndryshëm,” tha për Sportmediaset Agostino Tibaudi, një nga trajnerët e fitnesit të Shakhtarit.

Shakhtar i De Zerbit do të kthehet në fushë të shtunën kundër Metalist në një ndeshje të luajtur në Kharkiv, afër kufirit rus.

Sipas Calciomercato, De Zerbi ka refuzuar kërkesat për intervista nga mediat italiane për të diskutuar situatën aktuale në vend, por ka ndjekur këshillat nga ambasada italiane, e cila u tha bashkatdhetarëve në Ukrainë që të furnizohen me ushqime dhe ujë.

De Zerbi nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare me Shakhtarin në verë, duke i dhënë fund një periudhe trevjeçare në Sassuolo. /albora.ch/

Marketing