Këtë të enjte ka nisur me debate seanca plenare në Kuvendin e Kosovës.

Marketing

Në momentin kur mori fjalën deputetja e VV-së, Arbëresha Kryeziu, është penguar fjalimi i saj nga kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Madje, deputeti Tahiri shkuli mikrofonin e foltores.

Kërkesa e opozitës ishte që mos të mbahet seanca e kuvendit, ndërkohë që po protestohet në oborrin e Kuvendit të Kosovës nga veteranët e luftës së UÇK-së.

Deputeti i PDK, Rashit Qalaj, theksoi se nuk do të ketë normalitet në Kuvend, derisa të trajtohet çështja e përfshirjes së veteranëve në pagën minimale. Madje, ai shtoi se seanca e sotshme nuk do të lejohet të mbahet.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, pas kësaj situate ka ftuar në takim shefat e grupeve parlamentare.

Marketing