Televizioni rus “Russia Today”, i cili është i kontrolluar nga qeveria ruse, pritet të hapet në Serbi, përkundër që në shumë vende europiane ai është ndaluar pas agresionit rus në Ukrainë me synimin që të ndalet propaganda ruse për luftën në Ukrainë.

Marketing

Për këtë ka shkruar analisti për Ballkanin Perëndimor, Jakub Bielamowicz, i cili tha se janë duke u bërë përgatitjet për hapjen e këtij mediumi në Serbi.

“Russia Today sot do të hapë një degë në Beograd. Përgatitjet janë duke u zhvilluar. Mediumi do të drejtohet nga vajza e kryeredaktores së Sputnik Serbia Ljubinka Milinçiq. Të dyja mediat [RT dhe Sputnik] janë ndaluar në shumicën e vendeve europiane që nga pushtimi rus në Ukrainë”.

Bielamowicz shkruan se kjo hapje nuk është krejt e rastësishme meqë, sipas tij, janë bërë analiza në opinionin serb.

“Dhe duket sikur organet e propagandës ruse kanë bërë një hulumtim të mirë të tregut. Sipas sondazhit të fundit nga Këshilli Rinor Kombëtar i Serbisë, shumica e të rinjve serbë preferojnë aleancë në politikën e jashtme me Rusinë dhe kundërshtojnë të bashkohen me regjimet e sanksioneve kundër Moskës”.

Marketing