Ish miss Diaspora, Juliana Nura është rikthyer pas 11 viteve më një interviste ekskluzive për emisionin e diasporës Fol Shqip Show.

Marketing

Gjatë kësaj interviste, Nura ka folur të pathënat e saj, si dhe për rikthimin e saj të fuqishëm pas 11 viteve.

Ajo për 11 vite me radhë ka qëndruar larg syrit të kamerave, dhe larg showbizit shqiptarë.

Nura në “Fol Shqip” Show ka zbuluar arsyen se pse u largua nga vëmendja e mediave.

No description available.
Fol Shqip Show

“Ka 11 vite që nuk jam nëpër televizione dhe nëpër media, jam rikthyer sivjet pas janë bërë  “ower” e një biznesit që nevojitet pak që të shfaqet në publikë, është fitnes – program online. I ndihmojë grave me ndryshu trupin, shpirtin, trurin përmes fitneseve, m’i kalu problemet që I kanë”, tha Nura.

Ajo ka folur edhe për shantazhet që iu bën para 11 viteve.

“Në 2010 pata një skandal të vogël mundem me thanë, sot është si kurrgjë hiq, por në atë kohë ishte goxha problem i  madh, bujë e madhe.

U shantazheve me një video intime, që unë flas shumë për këto probleme, sepse çdo e dyta grua shkon në një telashe të tillë. Fatkeqësisht, unë vetëm isha shumë e famshme dhe u shantazheva me shumë lekë. Sepse kjo ishte arsyeja, një 20 vjeçare, një vajzë është shumë e vështirë me i përballu me media, me televizione, me gazetarë, me fis, me shoqëri, dhe kështu vendosa me u largu për disa vite me u rikthy”, ka sqaruar Nura.

No description available.
Fol Shqip Show

Po ashtu, ajo e ka theksuar se ndihet krenare që është shqiptare.

“Finlanda është shumë vendi i mirë, shëndetësia super e mirë, shkollimi njihet gjithandej nëpër botë. Studiova mjekësin, vendosa me bë transferë student në Kosovë, sepse një vajzë që  nuk ka jetuar kurrë në shqipfolëse . Gjithmonë them shqipfolëse sepse për mua Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i zi janë një shtet edhe një komb jemi, edhe krenohem që jam e shqiptarisë, jo vetëm e Kosovës”, shprehet Nura.

No description available.
Fol Shqip Show

Në videon e mëposhtme mund ta shikoni intervistën e plotë të  Juliana Nurës të dhënë për  Fol Shqip Show.

Marketing