Marketing

Një raketë ka goditur një kullë transmetimi në veri të Ukrainës, duke lënë të vdekur të paktën nëntë persona dhe disa tjerë të plagosur, ka thënë një zyrtar lokal, raporton BBC.

Vitaliy Koval, guvernator i rajonit Rivne, u shpreh se kulla dhe ndërtesa administrative në afërsi janë goditur nga dy raketa, në kuadër të një sulmi që ka ndodhur në fshatin Antopi.

“Ka ende njerëz nën rrënoja”, tha ai.

Mediat lokale kanë raportuar se transmetimet e televizionit dhe radios janë ndalur në rajonin Rivne, pas sulmit të mëngjesit./albora.ch/

Marketing