Autoritetet ukrainase vlerësojnë se të paktën 22 mijë njerëz janë vrarë në qytetin e Mariupolit, që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Marketing

Madje sipas këshillit të këtij qyteti, 25 varreza masive janë lokalizuar në varrezat e vjetra dhe atë që nga fillimi i këtiij muaji.

Sipas ukrainasve, që nga mesi i prillit janë varrosur të paktën 16 mijë njerëz nga Mariupoli nëpër varreza masive në fshatrat Stary Krym, Mangush dhe Vynohradne. 5 mijë tjerë janë varrosur kah mesi i marsit.

Mijëra kufoma tjera vazhdojnë të qëndrojnë nën rrënoja. Kryetari i Mariupolit, Vadym Boychenko, ka thënë se autoritetet kompetente kanë vlerësuar se numri i të vrarëve në Mariupol shkon mbi 22 mijë. 

Marketing