Dashuria është diçka shumë e bukur por shumica e lidhjeve përfundon shpejtë, sidomos kohëve viteve të fundit, ku fenomeni i divorceve dhe ndarjeve ka arritur majat./albora.ch/

Marketing

Kjo nuk vlen për çiftin Zachariah dhe Shama’a pas 91 vitesh martesë ende duan të jenë bashkë pas më shumë se nëntë dekadash së bashku.

Kohëve të fundit po qarkullon në mediat botërore historia e dashurisë së madhe të çiftit pothuajse më unik në botë, një martesë prej 91 vitesh e mbushur me sakrifica e përkushtim por mbi të gjitha me një dashuri të madhe.

Çifti ishin martuar në Jemen kur ishin të rinjë, ata pas nëntë dekadash vazhdojnë ta duan njëri-tjetrin, familja e tyre është shumë e madhe dhe e lumtur me gjithsej 11 fëmijë dhe 64 nipër e mbesa.

Edhe pse jeta ishte e vështirë ata i mbijetuan kushteve të rënda ekonomike dhe persekutimit ekstrem, pas martesës ata ishin shpërngulur në Izrael, ndër të parët e asaj kohe kur u themelua shteti izraelit./albora.ch/

Marketing