Një tjetër “yll” është zbuluar në familjen Lipa. Këtë herë bëhet fjalë për motrën e Dua Lipës, Rinën e cila po shkëlqen në fushën e modelingut.

Marketing

21-vjeçarja ka marrë pjesë së fundmi në “Javën e Modës në Milano” ku ka sfiluar për brandin GCDS. Rina dukej mahnitëse veshur me një fustan rrjetë me fije në ngjyrë të gjelbër.

Lipa e kishte kompletuar paraqitjen e saj me çizme të gjata të zeza dhe një make-up të rënduar në pjesën e syve.

Sikurisht në këto pozita ndonëse në një fushë tjetër të artit, Dua Lipa është ndjerë krenare për motrën e saj. Duke qenë se gëzon një famë ndërkombëtare ajo e ka suportuar Rinën në rrjetet e saj sociale duke ndarë disa foto teksa sfilonte.

“Miss Rina,”-shkruan autorja e hitit “Levitating” në krahas imazhit

Mesa duke Rina Lipa po merret seriozisht me fushën e modës. Pak ditë më parë ajo mori pjesë në shfaqjen e ‘KNWLS’ gjatë ‘Javës së Modës në Londër’ në ‘The Mills Fabrica’ (16 shtator).

Teksa ishte në ‘Sunny Hill Festival’ në Kosovë gjatë gushtit, Rina tha në një intervistë se po tenton edhe botën e modelingut por fokusi i saj kryesor është kinemaja. Rina tha se po merret me aktrim të cilin e ka patur pasion që në fëmijëri dhe tregoi se ka xhiruar një film, produksion amerikan, që del së shpejti.

Marketing