17 vjeçari Laurent Marmullaku, është talenti tjetër që ka vendosur ta veshë fanellen e Kosovës.

Marketing

Ai sot është pritur në takim nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi.

Marmullaku do të jetë pjesë e ekipeve zinxhirë të “Dardanëve”.

Talenti kosovar do të luajë për Kombëtaren U-19.

Njoftimi i plotë:

Laurent Marmullaku është një tjetër futbollist i talentuar që ka pranuar të luajë për Kosovën. Sulmuesi 17-vjeçar aktualisht është pjesë e skuadrës së të rinjve të Wolfsburgut, derisa ka vendosur që tash e tutje ta përfaqësojë Kosovën në ekipet zinxhirë.

Ai, aktualisht do të jetë i bashkuar me Kombëtaren U19, që drejtohet nga Ramiz Krasniqi, por në bazë të cilësive që ka llogaritet si një lojtar me të ardhme të ndritur për ekipin tonë kombëtar.

Ardhja e tij në radhët e Dardanëve ka ndodhur pas bisedimeve që ka pasur përfaqësuesi i FFK-së në Gjermani, Fekmi Kongjeli, me lojtarin dhe me përfaqësuesit e tij. Gjatë ditës së sotme mirëseardhje në radhët e Dardanëve i ka uruar edhe presidenti Agim Ademi, i cili e ka pritur Marmullakun në zyrën e tij dhe ia ka dhuruar fanellën dardane.

Ai e ka përgëzuar Laurentin për vendimin e marrë që ta përfaqësojë vendin e origjinës, derisa i ka uruar fat dhe suksese në karrierën e mëtutjeshme.

Ndërkaq, vetë futbollisti e ka falënderuar kreun e FFK-së për interesimin e vazhdueshëm dhe për synimin e grumbullimit të talenteve më të spikatura në Evropë në ekipin kombëtar të Kosovës.

Marketing