Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, është takuar të shtunën me zyrtarët ukrainas teksa po përfundon vizitën në Poloni, raportoi CNN.

Marketing

Bideni ka marrë pjesë në takimin mes Sekretarit të Shtetit, Antony Blinkenit dhe sekretarit të Mbrojtjes, Lloyd Austin, me palën ukrainase, ministrin e Jashtëm, Dmytro Kuleba, dhe atë të Mbrojtjes, Oleksii Reznikov.

Pas takimit, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, njoftoi se Ukraina ka marrë premtime shtesë të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zhvillimin e bashkëpunimit të mbrojtjes.

“Kemi pranuar premtime nga SHBA-ja në atë se si bashkëpunimi ynë i mbrojtjes do të zhvillohet”, u ka thënë ai gazetarëve, raporton Reuters.

Bideni ka qëndruar të premten Poloni, ku ka takuar ushtarët amerikanë të cilët po u ndihmojnë miliona refugjatëve ukrainas që po ikin nga shtëpitë e tyre për shkak të pushtimit rus./albora.ch/

Marketing