Këshilli i Investitorëve Evropianë (EIC) ka organizuar konferencë në 6-vjetorin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), për të diskutuar ndikimin e saj në ekonomi.

Marketing

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, me nënshkrimin e MSA-së janë hapur shumë mundësi për Kosovën në aspektin ekonomik.

Prandaj sipas tij, Qeveria duhet që ta mbështes sektorin privat, duke shtuar se detyrë vendimtare mbetet shtyrja përpara e reformave që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.

“Me nënshkrimin e MSA-së, Kosova është zgjeruar sa i përket tregtisë. Kjo do të krijojë stimulim në tërheqjen e investitorëve të huaj. Kosova është zotuar në bashkërenditjen e aspekteve ekonomike. Sundimi i ligjit është në thelbin e MSA-së. Për të stimuluar ekonominë, MSA-ja ofron atë që është e nevojshëm fuqizimi i sektorëve në treg në ekonomi, pajtueshmëria e produkteve me standardet e BE, sigurimi i funksionimit të institucioneve nga Autoriteti i Konkurrencës deri të sundimi i ligjit”.

“Qeveria duhet të mbështesë sektorin privat. Qeveria e ka detyrë vendimtare ta shtyjë Kosovën drejt reformave për sundimin e ligjit. Kosova duhet të drejtojë përpjekjet për rritjen e energjisë së ripërtritshme”.

Szuynog kur foli për heqjen e vizave tha se nuk e kupton pse ky proces nuk ka ndodhur më herët, por pohon se BE-ja e ka kryer punën që i takon, kurse Qeveria duhet që t’i kryejë detyrat e shtëpisë.

“Liberalizimi i vizave është e vështirë ta kuptoj pse nuk është bërë deri më tani, por nuk është çështje e BE-së, sepse ne e kemi bërë punë tonë”.

“Do të doja të shihja që Qeveria t’iu ofrohet shteteve anëtare. Do të doja të shihja edhe Qeverinë të bëjë detyrat e shtëpisë dhe të punojë me shtetet anëtare”.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se kanë ndërmarrë të gjitha hapat për zbatim të marrëveshjes, duke filluar nga hartimi i ligjeve. Sipas tij, 30 ligje janë duke u shqyrtuar nëpër Komisione.

Krejt këto reforma tha si kanë synim që ambienti i të bërit biznes në Kosovë të jetë më i favorshëm.

Tutje ai tha se edhe përkundër sfidave si pandemia e kriza energjetike kanë arritur që në vitin 2021 të ketë rritje ekonomike prej mbi 10%.

“Kemi aprovuar në Qeveri planin e MSA-së, dhe shpresojmë të aprovohet sot në Kuvend. Unë koordinoj agjendën e integrimeve, mirëpo puna e madhe është bërë në ministri të linjës dhe një numër të madh të ligjeve veç i kemi përfunduar. Janë edhe 30 ligje nëpër komisione. Boshti i marrëveshjes sillet rreth ekonomisë dhe sundimit të ligjit. Këto dy marrëveshjet kanë marr përsipër shumë obligime rritjen e konkurrueshmërisë. Një fushë tjetër ka të bëjë edhe me shërbimet financiare. Ideja është që ambienti e të bërit biznes në Kosovë të jetë më i favorshëm”.

“Dy vjetët e fundit kanë qenë të vështira për shkak të pandemisë. Tani goditja tjetër na ka ardhur nga kriza energjetike. Me gjithë këto sfida kemi arritur të përfundojmë vitin 2021 me shifra të mëdha të ekonomisë për 10.53% që e bënë Kosovën se ka pasur rritje ekonomike dyshifrore. Për datën 5 prill kemi rritje të të hyrave buxhetore për 25.4%. Ne në këta tre muaj kemi shënuar ulje të tatimeve në pronë. Këtë vit situata do të jetë dukshëm më e mirë”.

Përderisa Emrush Ujkani, drejtor ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë (EIC), tha se Zbatimi i kësaj marrëveshje është në interes të Kosovës.

Ai ka shtuar se edhe përkundër mundësive kompanitë i shfrytëzojnë pak ato, duke kërkuar që të fuqizohet konkurrueshmëria, raporton EO.

“Kjo marrëveshje ka pasur progres batica e zbatica. Ne jemi të fokusuar te aspekti ekonomik. Zbatimi i kësaj marrëveshje është në interesin e Kosovës. Neve në analizat e fundit kemi parë draft-ligje që kanë kaluar në Kuvend dhe ky fakt na gëzon shumë”.

“Jam thellësisht i brengosur që kompanitë tona përfitojnë shumë pak dhe mundësitë janë aty. Nuk është e lehtë të jesh pjesë e kësaj konkurrencë. Nuk pajtohem vetëm të figurojmë në hartë, por të fuqizojmë konkurruehsmërinë. Niveli i kompanive e kanë atë kapacitet dhe ne do t’u dalim në ndihmë”.

Marketing