Linja ajrore SWISS tha tashmë më 8 qershor se po anulon një numër fluturimesh nga Cyrihu në Gjenevë gjatë sezonit të ngarkuar të udhëtimeve verore, duke përfshirë ato për në Londër Heathrow dhe San Francisko.

Marketing

Të dielën, linja ajrore kombëtare e Zvicrës njoftoi se përveç fluturimeve të pezulluara tashmë, “për fat të keq, shkurtimet e mëtejshme nuk mund të shmangen për shkak të kufizimeve të burimeve dhe sfidave operacionale në të gjithë industrinë e linjave ajrore”.

Transportuesi nuk specifikoi se cilat rrugë do të preken shkruan The Local, por tha se pasagjerët “do të informohen në mënyrë aktive. Do të bëhen ndryshime automatike të rezervimeve ose do të kërkohen zgjidhje individuale”.

Foto: Pixabay / Ilustrim

Marketing