Përmes një postimi në faqen zyrtare në Instagram, “Sunny Hill Festival” ka njoftuar se është nominuar nga “European Festival Awards” për dy kategori të çmimeve ndërkombëtare për vitin 2022.

Marketing

Sipas njoftimit në rrjetet sociale, “Sunny Hill Festival” është nominuar në kategoritë “Best Medium -Sized Festival” (për Sunny Hill Festival në Prishtinë) dhe “Best Neë Festival” (për Sunny Hill Tiranë).

Sunny Hill është në garë me disa nga festivalet më të mëdha evropiane të muzikës, për kategorinë e çmimeve në të cilat është nominuar.

Edhe vetë Dua Lipa, e cila është gjithashtu organizatore e festivalit, ka ndarë me miliona ndjekësit e saj në Instagram lajmin, ku fton të gjithë fansat e saj të votojnë.

Njoftimi i plotë:

Dashuria juaj verore, Sunny Hill Festival, është nominuar nga European Festival Aëards 2022 në dy kategori: Festivali më i mirë i ri (për edicionin e Tiranës) dhe Festivali më i mirë i përmasave mesatare (Edicioni i Prishtinës).

Tani ju mund të luani rolin tuaj! Le t’i tregojmë botës se kujtimet tuaja verore me edicionet tona në Prishtinë dhe Tiranë ia vlenin vërtet.

Votoni dhe përhapni fjalën. Sunny Hill Festival ka nevojë për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Le ta bëjmë atë të numërohet – çdo votë ka rëndësi.

Marketing