“Sunny Hill” është konfirmuar se do të rikthehet sivjet pas dy vitesh pauzë, për shkak të situatës me COVID-19.

Marketing

Edhe këtë vit festivali ‘Sunny Hill’ po sjell emra të njohur të skenës botërore në Prishtinë.

Duke marrë parasysh që ngjarja e madhe kulturore mbahet në fillim të muajit gusht, përgatitjet veçse kanë filluar.

Njëri prej organizatorëve të “Sunny Hill”, Alban Kastrati, ka dhënë më shumë detaje rreth asaj se çfarë do të ketë këtë vit.

“Tashmë është konfirmuar që Sunny Hill Festival do të mbahet, dhe të gjitha përgatitjet janë duke u bërë që ky të jetë edicioni më i madh i Sunny Hill i bërë deri tani – si për nga numri i pjesëmarrësve që do të jenë pjesë në festival, poashtu edhe numri i artistëve performues”, ka thënë ai.

“Sunny Hill Festival” në vitin 2018 u mbajt më 10, 11 dhe 12 gusht në Parkun e Gërmisë.

Në mesin e 30 artistëve që do të performonin ishin edhe: Dua Lipa, Action Bronson, DJ Martin Garrix, Stanaj, SG Lewis, Col3trane, Grace Carter, Bondax dhe shumë këngëtarë të tjerë të famshëm shqiptarë.

Nga yjet vendorë interpretuan: Ledri Vula, MC Kresha, Lyrical Son, Dafina Zeqiri, Gjiko, Lumi B, Buta, Kidda, ODA, Jericho, Gamblemania, Asgjë Sikur Dielli, Genc Salihu, Shpat Deda, Dren Abazi dhe Zig Zag Orchestra.

Në po atë vit, 25 për qind e të hyrave neto që mbetën nga festivali iu dhuruan organizatave kosovare që kujdesen për zhvillimin e fëmijëve kosovarë, posaçërisht atyre me nevoja të veçanta.

“Sunny Hill Festival 2019” ndërkohë u mbajt më 2, 3 dhe 4 gusht.

Në edicionin e dytë po ashtu kishte yje të njohur si: Calvin Harris, G4shi, Miley Cyrus e Klangkarussell. Në po të njëjtin event madhështor nuk munguan as: Ilira, Njomza Vitia e të tjerë këngëtarë shqiptarë./albora.ch/

Marketing