Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku dy shqiptarë raportohet të jenë sulmuar me thikë. Për pasojë, njëri prej tyre ka mbetur i lënduar.

Marketing

Sipas raportimeve të mediave fqinje, ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e Kehrinias në Amfiloxia. Autoritetet që kanë rindërtuar dinamikën e ngjarjes thonë se dy makina i kanë prerë rrugën një mjeti tjetër.

Prej tyre kanë dalë 8 persona të cilët pas një konflikti verbal, kanë sulmuar me thikë pasagjerët e mjetit tjetër, pra dy shqiptarët.

Njëri prej tyre, që thuhet të jetë 41 vjeç ka marrë plagë në shpinë dhe shpretkë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, ai dhe shqiptari tjetër janë duke u marrë në pyetje për të mësuar më shumë rreth ngjarjes./albora.ch/

Marketing