Mediet greke kanë publikuar dëshmitë e reja të qytetarëve që ishin prezent në masakrën e së shtunës në Greqi, ku mbetën të vrarë 3 shqiptarë.

Marketing

“Është mrekulli që nuk pati më shumë viktima. Nga të shtënat menduam se se do kishte më shumë të vdekur”, ka thënë një dëshmitar okular për newsbomb.gr.

Një dëshmitar tjetër, i cili ndodhej pikërisht në vendngjarje, ka folur për Ertnews.gr për masakrën e ndodhur në qendër të Athinës dhe përshkruan me detaje atë që ka ndodhur.

Ai ishte i tërbuar, gjuante pa pushim dhe në të gjitha drejtimet”, thotë dëshmitari për 48-vjeçarin Adil Tefa, i cili  qëlloi fillimisht burrin që lëvizte me motor dhe ekzekutoi të atin e motoristit, i cili doli nga makina sapo pa djalin e tij të qëlluar.

Adil Tefa, ose Antonis Tefa u vra nga policia greke gjatë ndjekjes për ta arrestuar.

48-vjeçari nga Korça është i martuar, baba i një vajze dhe pronar i një servisi makinash.

Sipas dëshmitarit teksa 48-vjeçari ndodhej në makinë, u shfaqën dy automjete të tjera dhe një motor. Njëri prej tyre iu afrua dritares së 48-vjeçarit dhe e goditi me grusht.

Dëshmitari okular flet për tërbimin e Tefës i cili shprehet se “derisa ka hipur në makinën tjetër ka vazhduar të gjuajë në të gjitha drejtimet, pa llogaritur asgjë”.

Paniku i shkaktuar ishte i pritshëm pasi zona është e ngarkuar me shumë dyqane, por për mrekulli nuk pati më të vrarë./abcnews.al/

Marketing