Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kujtuar 24 vjetorin e sulmit të NATO-s ndaj forcave serbe në Kosovë.

Marketing

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se kjo ndërhyrje ka pasur një rol vendimtar në pavarësinë e Kosovës.

“Të dashur miq , 24 vite më parë, me 24 mars 1999 Aleanca e Atlantikut të Veriut në një vendim historik unanim e udhëhequr nga SHBA dhe presidenti Bill Klinton, ndërmori ofensivën e saj ajrore më të madhe pas luftës së dytë botërore, ofensivën e parë në historinë e saj në mbrojtje të lirive dhe të drejtave njerëzore të 2 milion shqiptarëve në Kosovë që përjetonin genocidin dhe barbaritë që hordhite pushtuese të kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviç ushtronin ndaj tyre.

Ndërhyrja shpëtimtare e NATO-s kundër Beogradit krahas luftës çlirimtare të UÇK pati rol vendimtar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ndaj shqiptarët i mbeten mirënjohës përjetë NATO-s, SHBA dhe vendeve të tjera anëtare për rolin e tyre çlirimtar për shqiptarët në Kosovë dhe vendosjen e paqes në Ballkan. Zoti e bekoftë NATO-n, vendet e saj anëtare dhe ushtritë e saj”, shkruan Berisha.

Marketing