Katër persona u plagosën sot në një sulm me thikë në një universitet në Gjermaninë Perëndimore, tha policia, duke shtuar se autori i dyshuar është arrestuar.

Marketing

Ngjarja e rëndë ndodhi në Universitetin e Ham-Lipstat në North Rhine-Westphalia, rreth 50 km nga Dortmundi.

Sipas informacioneve të rrjetit lokal radioteleviziv WDR, autori është një i ri nga Hami. Të plagosurit janë katër studentë, tre vajza dhe një djalë.

“Ne jemi në vendngjarje, pasi kemi krijuar forca të konsiderueshme policore dhe ju kërkojmë të shmangni zonën”, shtoi policia. /abcnews.al

Marketing