Sufllaqja është një nga ushqimet më të preferuara për grekët, por me rritjen e çmimeve ky produkte duket se do të kthehet në ushqim “luksi” për shumë qytetarë në shtetin helen.

Marketing

Kjo pasi çmimi i sufllaqes ka arritur deri në katër euro në shumë pika Fast Food-i në Selanik.

Rritjet e çmimeve të shumë lëndëve të para, rritja e çmimit të mishit të regjistruar kohët e fundit dhe kostot e larta të operimit të bizneseve, ka bërë që çmimi i sufllaqeve të shkojë në stratosferë, duke e bërë konsumimin e tyre më pak të përballueshëm për shumë njerëz.

Efektet e rritjes së çmimeve janë konstatuar dhe nga vetë pronarët e Fast Food-eve në Greqi, të cilët pohojnë për protothema.gr se numri i porosive ka rënë ndjeshëm.

Biznesmeni dhe anëtari i një lokali të Selanikut, Nikos Nyfoudis, thotë se çmimet e lëndëve të para janë rritur ndjeshëm, por ende nuk janë stabilizuar, duke thënë se çmimet ndryshojnë nga java në javë.

Ai vlerëson se, nëse nuk ka ulje, çmimi standard i një sufllaqeje do të jetë 4 euro, pasi bizneset sipas tij e kanë të pamundur të përballojnë kostot me prodhimit, pasi çmimet e lëndëve ta para janë rritur me 40 deri në 50%.

Marketing