Pas disa muajsh bllokimi për shkak të pandemisë, Suedia ka hapur terminet dhe aplikimet për viza për kosovarët. Megjithatë pa u bërë 24 orë të plota, terminet për viza janë “avulluar”.

Marketing

Më befasues është fakti se si informacioni për hapjen e termineve në ambasadë nuk ka qenë publik.

Informacioni i fundit publik nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë është vendimi për heqjen e ndalimit të hyrjes në Suedi nga vendet jashtë BE-së.

“Që nga 1 prilli ndalimi i hyrjes në Suedi nga vendet jashtë BE-së/ZEE-së do të pushojë së zbatuari.

Nga kjo datë, certifikatat e vaksinimit dhe testimit nuk do të kërkohen më gjatë hyrjes për në Suedi” thuhet në njoftimin në shqip të ambasadës së Suedisë në Prishtinë.

Shumë qytetarë kanë mbetur të zhgënjyer me mospublikimin e njoftimit zyrtar për hapjen e termineve për viza./albora.ch/

Marketing