Ndërtesa më e lartë në botë u duk se u zhduk pasi një shtresë gri pluhuri mbuloi qytetin , pas ditësh të tëra me stuhi rëre që kanë përfshirë Lindjen e Mesme.

Marketing

Burj Khalifa 828 metra në  Dubai dhe që zakonisht është i dukshëm në të gjithë qendrën e ngjeshur financiare, humbi mes ajrit të tej ndotur.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë vetëm vendi i fundit në rrugën e stuhive të rërës që kanë mbytur Irakun, Kuvajtin, Arabinë Saudite, Iranin dhe të tjerë ditët e fundit, duke mbyllur aeroportet dhe shkollat ​​dhe duke dërguar mijëra në spital me probleme të frymëmarrjes.

Stuhitë e rërës në Lindjen e Mesme po bëhen më të shpeshta dhe intensive, një trend i lidhur me shpyllëzimin, përdorimin e tepruar të ujit të lumenjve dhe më shumë ndërtime digash.

Ekspertët thonë se fenomeni mund të përkeqësohet pasi ndryshimi i klimës po nxit shkretëtirëzimin.

Autoritetet e Emirateve lëshuan një paralajmërim mbarëkombëtar duke u kërkuar banorëve të qëndrojnë vigjilentë dhe të shmangin daljet e panevojshme.

Marketing