Avioni i kompanisë “Air Albania” ka mbetur i bllokuar në Stamboll si pasojë e stuhisë së dëborës atje.

Kështu është bërë e ditur nga vetë kompania përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Një stuhi dëbore e paprecedentë ka paralizuar çdo lëvizje brenda dhe jashtë aeroportit të Stambollit, duke bllokuar çdo fluturim nga ky aeroport. Ekipet tona janë në terren, duke marrë të gjitha masat e nevojshme për kujdesin dhe mirëqenien e pasagjerëve tanë, përballë kësaj situate me vështirësi të mëdha”, njofton kompania “Air Albania”./albora.ch/

Marketing
Marketing