Rreth 9 milionë njerëz në gjithë botën çdo vit vdesin nga ndotja e ajrit. Shkencëtarët thonë se frymëmarrja në ajër toksik që shkaktohet nga tymi i makinave e fabrikave është përgjegjës për më shumë vdekje se duhani.

Marketing

Ndotja e ajrit është shkak për 4.5 milionë vdekje në gjithë botën, sipas statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Por, studiuesit gjermanë rillogaritën të dhënat dhe treguan se numri i vërtetë shkon në 8.8 milionë, ku pjesa më e madhe e njerëzve ka ndërruar jetë për shkak të sëmundjeve të zemrës.

Profesor Thomas Munzel, nga Qendra Mjekësore Universitare Mainz, bashkautor i studimit, tha: “Pirja e duhanit është e shmangshme, por ndotja e ajrit nuk është”.

Albora.ch

Marketing