Edhe fëmijë të moshës pesëvjeçare ka që identifikohen me simbole politike si flamujt, sipas një hulumtimi ndërkombëtar.

Marketing

Hulumtuesit nga Queen’s University Belfast ishin pjesë e ekipit që gjeti modelet e njëjta midisi fëmijëve që jetojnë në shoqëri post-konflikti si Kosova, Maqedonia, Irlanda Veirore në lidhje me preferencat e tyre për simbole të caktuara.

Imazhet e lulëkuqes dhe tërfilit, vallëzimeve irlandeze, paradave të Rendit të Portokalltë, priftërinjtë, fanellat e klubeve sportive Rangers dhe Celtics u përdorën për një studim të përfaqësimit të prapavijave katolike dhe protestante, shkruan The Irish Times, transmeton Klankosova.tv.

“Na interesonte një rang i tërë simbolesh nga jeta politike, fetare dhe kulturore. Nëse jeni një 18-vjeçar duke ecur në një rrugë në Irlandën Veriore, atëherë e dini se çka do të thotë një bordurë e ngjyrosur kuq, bardh e kaltër”, ka thënë Dr. Laura K. Taylor nga ky universitet.

“Donim ta dinim se prej çfarë moshe e dinin fëmijët këtë. Po ashtu donim ta dinim se si këta fëmijë do të ndërveprojnë me njëri-tjetrin – dhe se si kjo e ndikon ndërtimin e paqes”.

Në projekt morën pjesë më shumë se 700 fëmijë të moshave pesë deri në 11 e që shkonin në shkollë. Ata u ndanë nga etnia dhe feja.

Simbolet politike, kulturore dhe fetare u përdorën në testime që përfshinin gati 300 fëmijë nga Veriu.

Ata ua shfaqnin secilit fëmijë nga dy imazhe dhe i pyesnin se cila u pëlqente më shumë. Ata pastaj pyeteshin për perspektivat e tyre mbi paqen dhe u kërkohej t’i shpjegonin mendimet e tyre përmes vizatimeve.

Kështu, kishte rezultuar që fëmijë nga prapavija të ndryshme fetare i ndanin bashkë burimet, për çka hulumtuesit thonë se është shenjë pozitive që ka implikime për konfliktin dhe zgjidhjen e tij.

“Hulumtimi ynë tregon që fëmijët fillojnë të identifikohen me simbole aq herët sa në moshën pesëvjeçare por teksa kalojnë vitet -drejt moshës 11-vjeçare – ata shfaqin preferenca më të mëdha për simbole më të larta të brenda-grupit [që lidhen me vetë prapavijat e tyre]. Është interesante që kjo vlen ndërkombëtarisht”.

“Por edhe fëmijët në Veri [Irlandë] ishin prapë më të vullnetshëm që t’i ndanin gjërat me grupet tjera të konfliktit. Ishte e njëjta gjë në Kosovë dhe në Maqedoni”.

“Arsyeja se pse mendojmë që kjo vlen, është për shkak që konflikti shpesh perceptohet si zero-sum; pra që gjoja ‘fitorja e grupit tjetër është humbja e timit’. Andaj, mendojmë që nëse ata janë duke I ndarë këto burime në një moshë të hershme, kjo mund të ketë implikime afatgjatë për vullnetin e tyre për të ndarë dhe përkrahur palë që janë të vullnetshëm për t’i ndarë gjërat përgjatë linjave të grupeve. Me grup nënkuptoj ata që vijnë prej komuniteteve të ndryshme”.

Marketing