“Koronavirusi na paraqet sfida të reja”, tha Virginie Masserey, Shef i Seksionit të Kontrollit të Infeksionit në Zvicër gjatë një konference për media, raporton TZZ.

“Ndërkohë, ne dimë gjithnjë e më shumë për variantin Omikron. Omikron është shumë ngjitës, shpjegon Masserey”.

“Megjithatë, vëreni se ecuria e sëmundjes është më pak e rëndë se me variantet e tjera. Numri i rasteve nuk ka qenë kurrë aq i lartë sa në dy javët e fundit”.

Sipas tij, numri i rasteve është ndoshta shumë më i lartë, pasi ka edhe shumë persona pa simptoma.

“Me kusht që kontaktet të mbeten të njëjta si në dhjetor, ky kulm ndoshta do të vijë pas dy javësh”, theksoi Tanja Stadler, Presidente e Task Forcës.

Stadler theksoi se Omikron u mundëson shumicës prej tyre të kenë një përgjigje të caktuar imune ndaj Covid-19.

“Nëse nuk ka variante të reja, ne mund të bëjmë një jetë normale sërish në verë”.

Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik, më shumë se 1.57 milionë njerëz kanë rezultuar pozitivë me Sars-CoV-2 në Zvicër dhe Lihtenshtajn që nga fillimi i pandemisë, derisa kanë vdekur mbi 12 mijë persona. /albora.ch/