Sot dhe nesër në Bruksel do të zhvillohen takimet e grupeve punuese të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

Marketing

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, për televizionin publik duke thënë se është përgjegjësi e të dyja palëve që të dakordohen për një zgjidhje.

“Ne presim që ata të bëjnë përparim deri më 21 prill”, tha Stano, duke shtuar se BE-ja dëshiron t’iu kujtojë të dyja palëve edhe një herë se tani është urgjente për të gjetur gjuhën e përbashkët.

“Çdo marrëveshje për targat do të kërkojë fleksibilitet politik dhe kompromis”, tha ai.

Marketing