Një shqiptar që jeton në Suedi nuk mundet ta marr shtetësinë suedeze, shkruan Albora.ch.

Marketing

Këshilltari i Behgjet Paciollit, Naim Murseli ka publikuar një rast të refuzimit të shtetësisë suedeze.

Ai në një postimi ka treguar se një shqiptarit nga Kosova i është refuzuar shtetësia në Suedi pasi që ishte pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Autoritetet suedeze në vendimin e tyre e konsiderojnë UÇK-në si një organizatë kriminale që ka kryer vrasje”, ka shkruar Murseli në Facebook.

Postimi i plotë:

Një shqiptar me vendbanim në Suedi i cili pas shumë vite qëndrim ka aplikuar për shtetësi suedeze i refuzohet me datë 18 nëntor 2022 për shkak se ka qenë anëtar i UÇK-së gjatë viteve 2000. Autoritetet suedeze në vendimin e tyre e konsiderojnë UÇK-në si një organizatë kriminale që ka kryer vrasje, përdhunime dhe tortura, ndër të tjera, në Maqedoni, kundër policisë dhe civilëve. Një vendim krejtësisht skandaloz që duhet kritikuar!

May be an image of text
Marketing