Sistemi i ri i pastrimit të parave Shqipëri-Itali, Itali-Shqipëri po perfeksionohet duke krijuar rreziqe të mëdha për ekonomitë e të dy vendeve. Mediat italiane ngrejnë alarmin duke theksuar se është e nevojshme që menjëherë të ndërgjegjësohemi për këtë fakt dhe të veprohet shpejt për të parandaluar që ai të bëhet realitet i konsoliduar.

Marketing

Policia Dia di Bari pak më shumë se një muaj më parë (më 8 qershor 2022) kreu njëmbëdhjetë masa paraprake në arrest shtëpie (pesë shtetas italianë, mes tyre pulianë dhe kalabrezë, dhe gjashtë shqiptarë) për krimet, në mënyra të ndryshme të kontestuara, të prodhimit dhe transferimit të drogës, mbajtjes dhe marrjes së armëve. Hetimet e koordinuara nga DDA Bari kanë konstatuar se pas arrestimeve të viteve të fundit që kanë prekur trafikun e drogës mes dy brigjeve të Adriatikut, grupet kriminale kanë zhvendosur prodhimin e drogës nga Shqipëria në krahinat e Barit dhe Foggia. Këtu u sekuestruan dy plantacione, të rritura në serra, të përbëra nga mbi tetë mijë bimë marijuanë, me peshë mbi një ton e gjysmë, nga të cilat do të ishte e mundur të merreshin mbi dhjetë mijë doza droge për t’u hedhur në treg.

Hetimet u kryen në territoret e Cerignola, Bisceglie, Bari dhe dokumentuan furnizimin në zonat Foggiano dhe Brindisi. Prokurori Antimafia i Tiranës bëri të mundur arrestimin e mbi njëqind personave (gjithnjë italianë dhe shqiptarë) dhe sekuestrimin e rreth gjashtë tonë drogë. Pas këtyre operacioneve nuk është e komplikuar të mund të nxjerrim disa të dhëna të natyrës logjike dhe shkencore. Duket e arsyeshme që edhe grupet kriminale puliane dhe kalabreze të përdorin Shqipërinë si bazë për pastrim parash.

Marrëdhëniet e mafias puljeze dhe kalabreze me ato shqiptare në fushën e drogës italiane janë vërtetuar tashmë prej disa kohësh.

Përgjimet e kryera në Shqipëri do të nxirrnin në dritë korrupsionin në shkallë të gjerë të sferave më të larta të pushtetit të përfshirë në sistemet e ndryshme të pastrimit të parave në vend.

Është e pamundur të mos pranohet që dy mafiet nuk e përdorin Shqipërinë si një territor të përshtatshëm dhe të favorshëm për pastrim parash. Marrëdhëniet mes mafias puljeze, kalabreze dhe shqiptare janë gjithnjë e më intensive duke pasur parasysh se tregjet e klaneve po zgjerohen çdo ditë që kalon”, shkruajnë mediat italiane.

Operacioni që u zhvillua në Shqipëri, në harmoni me Eurojust-in, përfshinte gjithashtu lidhje të nivelit të lartë politik që u lejon mafiozëve të operojnë aparatin e tyre masiv të pastrimit të parave dhe të pastrojnë paratë e pista të sipërmarrjeve të tyre kriminale.

Operacioni bëri të mundur arrestimin jo vetëm të mafias, por edhe të jakave të bardha, duke demonstruar edhe një herë sesi mafia ka ndryshuar dhe sa të thella janë rrënjët e infiltrimit mafioz në infrastrukturat politike, ekonomike dhe financiare.

Marketing