E kemi thënë, një pjesë e mirë e karakterit tonë është e lidhur ngushtë me horoskopin

Marketing

Nëse je në një lidhje dhe do të dish ç’të bësh që të jetë sa më e shëndetshme, gjej shenjën tënde dhe ndiq këshillat.

Dashi

Duhet ta lësh partnerin/en të fitojë ndonjë argument. Jo shumë, ndonjë tek-tuk. Mos harro, jo gjithmonë duhet ta thuash ti fjalën e fundit.

Demi

Komuniko me partnerin/en. Sado tip i heshtur të jesh, të tjerët nuk mund të të lexojnë mendjen.

Binjakët

Ti vdeeees të flasësh, e dimë, por lër radhë edhe për të tjerët. Jo gjithmonë ti ke kaluar një përvojë më të bukur, dramatike, apo traumatike se të tjerët.

Gaforrja

Ti je një person shumë i ndjeshëm dhe ky është fakt. Por ndonjëherë, ndjeshmëria jote nuk të lejon të vendosësh kufijtë, aq të domosdoshëm në një lidhje.

Luani

Lër edhe personin e zemrës të shkëlqejë. Jo vetëm ti meriton të gjithë vëmendjen, admirimin, dashurinë dhe dritat.

Virgjëresha

Kaq i/e përqendruar te detajet dhe me kaq pak besim te partneri/ja. Ti fiksohesh edhe në gjërat më të vogla, fillon të mendosh pafundësisht dhe të krijosh skenaret e tua. Kush dëmtohet nga kjo? I/e dashuri/a jote! Për rrjedhojë, edhe lidhja.

Peshorja

Ti priresh të bëhesh njësh me partnerin/en dhe të humbasësh identitetin tënd. Nëse diçka të pëlqen, thuaje. Nëse nuk të pëlqen, mos bëj kompromis.

Akrepi

Më mirë të ta themi ne se dikush tjetër: Je pak i/e ngjitur dhe nuk e lejon partnerin/en të ketë hapësirën e vet. Lëri kohë të tjerëve të ta ndiejnë mungesën.

Shigjetari

Ti je një shpirt i lirë dhe si i tillë, nuk e gjen dot veten shumë te lidhjet dhe përkushtimi. Por, në momentin që do dikë, mos e përjashto nga arratisjet, udhëtimet dhe aventurat e tua.

Bricjapi

I/e dashuri/a jote është partner, jo vartës. Jo gjithmonë duhet ta marrësh ti rolin drejtues, por edhe të ndash përgjegjësitë me të.

Ujori

Autenticiteti yt është frymëzues dhe krejt i paparashikueshëm. Ama, lodhesh shumë shpejt nëse partneri/ja jot/e nuk arrin të kapë ritmin tënd dhe ta bëjë lidhjen interesante. Më shumë durim, Ujor.

Peshqit

Si një shenjë shumë kreative dhe ëndërrimtare, çoje fantazinë edhe në shtrat. Na beso, do të jetë magjike për të dy! 

Marketing