Edhe pse pa asnjë grim make up-i në fytyrë, Dua Lipa dukej sërish kaq e bukur në daljen e saj “ujë e sapun” në rrugët e Londrës.

Marketing

Këngëtarja, 27 vjeçare dukej mjaft e këndshme teksa e kishte përshtatur veshjen me një xhaketë të kuqe të cilën e kombinoi edhe me një palë atlete të bardha.

Dua tregoi të gjithë bukurinë e saj natyrale teksa ecte rrugëve me telefonin e saj në dorë.

Ajo mbante dhe një çantë të madhe të zezë, ndërsa veshjen sport e kishte kombinuar me një palë vathë jeshilë që binin në sy.
Kjo dalje e yllit me origjinë shqiptare vjen disa ditë pasi Daily Mail raportoi se ajo ishte parë për darkë me komedian dhe moderatorin, Trevor Noah. Dua dhe Trevor u fotografuan duke u puthur dhe përqafuar gjatë takimit të darkës së tyre miqësore në “Miss Lily’s”, një restorant xhamajkan.
Dukej se kishte kimi mes tyre, veçanërisht kur e mbyllën mbrëmjen e tyre së bashku me një puthje dhe përqafim të ëmbël përpara se të merrnin secili rrugën e vet. Pavarësisht kësaj, MailOnline raportoi më vonë se Dua dhe Trevor janë thjesht shokë të ngushtë. Noah së fundi njoftoi se po largohej nga “The Daily Shoë” pas shtatë vitesh, gjatë të cilave shikueshmëria e shfaqjes argëtues të natës vonë ra në mënyrë dramatike.
Marketing