Votuesit zviceranë do të peshojnë katër çështje në referendumin e së dielës: eksperimentet e kafshëve, reklamimi i produkteve të duhanit, tarifat e pullave dhe ndihma shtetërore për mediat e lajmeve. Këto janë rezultatet më të mundshme, tregojnë parashikimet e fundit.

Marketing

Kur flasim për ndalimin e eksperimenteve me kafshë dhe njerëz,nëse iniciativa pranohet, në Zvicër nuk mund të zhvillohen medikamente, vaksina apo trajtime të reja për sëmundje të ndryshme duke përdorur eksperimente me kafshë.

Derisa për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga reklamat e duhanit, Këshilli Federal dhe Parlamenti e kundërshtojnë nismën, duke besuar se ajo shkon shumë larg. Ata kanë nisur një kundërpropozim në formën e ligjit të ri për produktet e duhanit, transmeton albora.ch.

E për Amendamentin e Aktit Federal për Tarifat e Pullës, Këshilli Federal dhe Parlamenti duan të heqin tarifën e pullës për të ulur kostot e investimeve, gjë që do të ketë një efekt pozitiv në rritjen ekonomike dhe vendet e punës.

E kur flasim për aktin federal mbi një paketë masash në dobi të medias, autoritetet duan të ofrojnë subvencione për mediat për një periudhë shtatëvjeçare, me kusht që këto burime informacioni të synojnë kryesisht audiencën zvicerane dhe të trajtojnë një sërë temash politike, biznesore dhe sociale “thelbësore për demokracinë e drejtpërdrejtë”.

Sondazhet parashikojnë refuzim të kësaj nisme nga 55 për qind e votuesve, veçanërisht nga ata që jetojnë në zonat rurale./albora.ch/

Marketing