Periudha e pranverës pëlqehet më së shumti nga turistët e huaj për të vizituar vendin tonë dhe për të mësuar për historinë e saj. Teksa i hasim në rrugët e Tiranës, na tregojnë për eksperiencën dhe përshtypjet që ju ka lënë Shqipëria.

Marketing

“Është shumë mirë këtu, do qëndrojmë për dy javë. Kemi vizituar disa qytete të Shqipërisë deri tani, shumë vend i bukur. Na pëlqen të vizitojmë shtete të ndryshme dhe nuk kishim qenë asnjëherë në Shqipëri dhe kemi dëgjuar histori të bukura për vendin tuaj. Jemi nga Holanda. Eksperiencë shumë e mire. E nisëm vizitën tonë nga Berati, me pas shkuam ne Dhërmi, Ksamil, bëmë dhe hiking në Valbonë dhe tani jemi këtu në Tiranë”,- tha turisti.

“Kjo është hera e parë dhe për mua në Shqipëri, është shumë bukur. Hiking ishte pjesa që na pëlqeu më shumë”,- tha turisti.

Ndonëse ka një shtim të rezervimeve krahasuar me vitin e kaluar për turizmin kulturor, ndikimi që pati lufta në Ukrainë, ka sjellë një numër të lartë të anulimeve.

Turistët anglez dhe izraelit janë ata që preferojmë më shumë turet kulturore, por këtë vit tregu po ndjen mungesën e ukrainasve. Me ardhjen e verës pritet të shtohet numri i turistëve që zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet.

Marketing