Pothuajse 30 për qind e njerëzve në Zvicër kanë lindur jashtë vendit. Në një krahasim global, ky është një proporcion shumë i lartë, shkruan Blick, përcjell Albora.ch.

Marketing

Përveç zgjidhjeve teknologjike dhe politikës familjare, migrimi mund të ndihmojë gjithashtu kundër mungesës së afërt të punëtorëve. Evropa dhe shtetet e pasura të Gadishullit Arabik janë ndër destinacionet më të rëndësishme të emigracionit. Sipas Kombeve të Bashkuara, për shembull, pothuajse 90 për qind e banorëve të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë lindur jashtë vendit, në Katar kjo shifër është rreth 80 për qind.

Në Evropë, janë shtetet e vogla të Lihtenshtajnit, Monakos dhe Andorrës ku shumica e popullsisë ka lindur jashtë vendit. Vendi anëtar i BE-së, Luksemburgu është pak më poshtë me 47 për qind. Nga vendet më të mëdha, Zvicra është lider në kontinent me pothuajse 30 për qind.

Vështirë se ka emigrantë në Kinë dhe Japoni

Ndërsa tre fuqitë ekonomike perëndimore, SHBA, Gjermania dhe Britania e Madhe kanë përqindje relativisht të larta të emigrantëve prej rreth 15 për qind, vetëm shumë pak emigrantë jetojnë në Kinë dhe Japoni. Arsyet për këtë janë politikat kufizuese të emigracionit të të dy vendeve, por edhe veçoritë kulturore, si gjuhët e vështira për t’u mësuar dhe tregjet e vështira të punës për të huajt.

Megjithëse rënia e nivelit të lindjeve shihet si një bombë sociale me “sahat” si në Kinë ashtu edhe në Japoni, këto vende ka të ngjarë të vazhdojnë të ndjekin politika kufizuese të imigracionit dhe në vend të kësaj të kërkojnë stimuj të rinj për të pasur fëmijë dhe zgjidhje teknologjike.

Nëse kjo do të ketë sukses është më se e diskutueshme: në Kinë, për shembull, politika e një fëmije dhe më pas politika e dy fëmijëve u hoq dhe u futën ndihma financiare dhe lehtësira të tjera për prindërit, pa ndalur tendencën drejt më pak fëmijëve.

Më shumë se 270 milionë emigrantë

Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 270 milionë njerëz nuk jetonin në vendin e tyre të lindjes në vitin 2019. Për shkak të varfërisë, luftërave dhe ndryshimeve klimatike, ky numër ka të ngjarë të rritet më tej. Si e trajtojnë këtë shoqëritë e prekura në vendet e imigracionit dhe emigrimit, është një nga pyetjet kryesore të kohës sonë.

Albora.ch

Marketing