Qendra historike e Naters, në kantonin Valais, është e veshur me shtëpi fshatare dhe banesa të tjera tradicionale—përveç një strukture : një shtëpi moderne e ndërtuar nga betoni i ndritshëm. 

Marketing

Struktura është në kundërshtim me shtëpitë e tjera, duke nxitur kritika nga shumë prej rreth 10,000 banorëve të komunës, shkruan The Local.

Ajo që është edhe më e pakuptueshme për vendasit është se kjo shtëpi private tani pritet të fitojë një çmim prestigjioz të arkitekturës – çmimi më i rëndësishëm i këtij lloji në rajonin gjermanishtfolës.

Disa në Naters thonë se janë të tmerruar sepse blloku i betonit—i referuar nga banorët e qytetit si një ‘bunker’ ose ‘garazh parkimi’—duket se nuk përmbush rregullat e vendosura për ndërtimet e reja në fshat, duke përfshirë materialet, fasadën dhe ngjyrën.

Për këtë arsye shumë njerëz kanë thënë se nuk e kuptojnë se si këshilli e lejoi fillimisht ngritjen e një strukture të tillë, veçanërisht pasi përpjekjet e tjera për modernizëm ishin refuzuar.

“Një herë donim ta ndërronim çatinë me hekur të valëzuar, por u ngritën kundërshtime dhe nuk na lejuan ta bënim. Dhe tani kjo,” tha një banor, Chrigel Blumenthal.

Thashethemet thonë se pronari i shtëpisë së betonit është i lidhur me një nga këshilltarët lokalë, por qyteti mohoi se farefisnia kishte ndonjë ndikim në vendimin: “Këtë shtëpi mund ta kishte ndërtuar kushdo këtu”, thanë autoritetet.

Foto: Twitter/Blick

Marketing