Ndonëse ka emigruar nga Tirana në Berlin që prej vitit 1990, Angjelina Haxhija nuk e ka harruar traditën shqiptare, mikpritjen, por ka hapur dyert për 6 ukrainas të cilët u larguan për t’i shpëtuar tmerrit të luftës.

Prej datës 6 mars, Haxhija ka strehuar ukrainasit, ndërsa tregon se si ra në kontakt me ta. Përmes një grupi në WhatsApp që kanë hapur mikeshat e saj, Haxhija mori njoftimin për një ukrainase që së bashku me djalin kishte mbetur në stacionin e trenit në Berlin.

Marketing

Plani i saj ishte që të strehonte vetëm dy refugjatë nga Ukraina, por shqiptarët iu gjendjen gjithmonë pranë njerëzve në nevojë, e kështu Haxhija tregon se strehoi edhe katër refugjatë të tjerë. Haxhija nuk i ka të bijat në shtëpi pasi janë martuar, por zemra e saj u mbush plot gjallëri nga këta mysafirë.

“Kemi 6 veta, kemi shtëpinë tonë private në Berlin, jam nëna e tre vajza, fëmijët janë martuar, shtëpia jonë kishte hapësirë për t’i dhënë një çati. Prandaj vendosëm t’i marrim menjëherë. Dikush me shkruajti që ka mbetur tek stacioni i trenit dhe s’ka kush ta marri. Telefonova vajzën dhe shkoi e mori. Doli një lajm të nesërmen se kërkoheshin sanduiçë. Përgatitëm 250 sanduiçë. Natalinës iu luta të vinte tek unë, ajo tha kam mamin djalin dhe mbesën rrugëve. I thash nuk është problem i marr unë. I kam marrë që në datën 6, me datë 9 ka ardhur e ëma ka marrë dhe mbesën,  6 kjo tjetra me vajzën”, shprehet Haxhija.

Në shtëpinë e saj private në Berlin, Haxhija po strehon një ukrainase me vajzën, dhe një familje me katër anëtarë. Dy gratë ukrainase i kanë bashkëshortët në luftë.

“Këto dy gratë i kanë të dy burrat në Ukrainë në luftë. Zonja ka nusen dhe djalin në luftë. Ato e duan vendin e tyre. Ato janë krenare që janë ukrainase”, tregon ajo.

Në fund ajo kishte edhe një mesazh për të gjithë shqiptarët: “Hapni dyert edhe zemrën”./albora.ch/

Marketing