Pasionin e tij për vetura e ktheu në një biznes të suksesshëm në Zvicër.

Kjo është historia frymëzuese e kosovarit Veton Idrizi i cili tash e një kohë jeton e vepron në Zvicër.

Marketing

Qysh i vogël Vetoni rrëfen pasionin e tij për vetura, dhe ëndrrën e tij që dikur ta kthente në një biznes të madh. Tani kjo ëndërr i është bërë realitet.

Ai ka hapur biznesin e tij të veturave “V&I Automobile” në Zvicër, ku bënë shitje, riparime, servisme të modeleve të ndryshme të veturave.



Por megjithatë ndonëse frymëzuese, shpesh këto histori nuk arrijnë të na “mbushin mendjen” për të marrë hapin e guximshëm, sepse në shumicën e rasteve, pak rrëfyes janë te sinqertë për të treguar mbi sekretet e vogla që i kanë ndihmuar gjatë procesit të realizimit të objektivave të tyre.
 
Vetoni tregon se deri te arritja e këtij suksesi kishte shumë sfida por që puna e madhe të kthehet në rrugë te sigurtë për të ardhmen duhet sakrifikuar.

Për këtë sukses, Vetoni i është falënderues së pari Zotit, pastaj familjes që e ka ndihmuar dhe përkrahur në çdo moment si në kohë të vështira ashtu edhe në të mira./albora.ch/

Marketing