Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Mykonos, ku ka ndërruar jetë një punëtor shqiptar.

Marketing

Bëhet me dije se ka humbur jetën një 49-vjeçar shqiptar. Shqiptari ishte duke punuar me djalin e tij, ku në një moment ka rënë nga lartësia dhe ka ndërruar jetë.

Mediat greke shkruajnë se 49-vjeçari kishte shkruar në ishull dy vite më parë me familjen e tij për një të ardhme më të mirë dhe se ishte i paligjshëm në Greqi. Ai ishte duke kryer punime ndërtimore në një ndërtesë në Mykonos.

Trupi i tij i pajetë u gjet nga djali i tij , i cili po punonte me të por ishte larguar për të dërguar në makinë disa vegla. Shqiptari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të rënda të marra.

Foto nga vendi ku ndodhi ngjarja

Marketing