Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë britanike, pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.

Marketing

Sipas medieve të huaja, policia britanike shkoi në banesën e emigrantit shqiptar pasi ky i fundit kishte një kohë të gjatë pa paguar faturat e energjisë elektrike dhe të gazit.

Por kur efektivët mbërritën në shtëpinë e Armando Hysaj, ndjenë aromën e rëndë të kanabisit.

Në momentin që shqiptari kuptoi se jashtë banesës së tij ishin efektivët e policisë, 25-vjeçari ja mbathi me vrap për t’i shpëtuar prangave.

Mësohet se shqiptari u fut në koshin e plehrave për t’iu fshehur policisë, megjithatë nuk ia doli, pasi efektivët e policisë e arrestuan.

Emigranti shqiptar ka mohuar se ka kultivuar drogë në banesë, edhe pse në shtëpinë e tij u gjetën 150 bimë kanabisi të fshehura në dhomat e gjumit dhe garazhin .

Droga kapte vlerën e rreth 130 mijë paundëve, ndërsa Hysaj kishte hyrë ilegalisht në Britani nëpërmjet Spanjës.

Armando Hysaj u shpall fajtor të mërkurën e 22 qershorit nga gjykata e Nottingham, e cila e dënoi me 8 muaj burg, ndërsa përballet edhe me depërtimin drejt Shqipërisë./abcnew.al/

Marketing