Kombëtarja e Zvicrës ka filluar të mblidhet. Por, mungojnë shumë lojtarë, përshirë këtu edhe Noah Okafor.

Marketing

Sulmuesi i Salzburgut ka probleme dentare , për këtë arsye nuk do të merr pjesë në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Spanjës dhe Republikës Çeke, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albora.ch.

Trajneri Yakin ka zgjedhur  një 19-vjeçar që ta zëvendësojë.

Zëvendësuesi i  Okafor  do të jetë shqiptari Ardon Jashari.

Në FC Luzern, mesfushori mbrojtës ka bërë rrugën e tij nga lojtar U-21 në kapiten brenda pak javësh. Tani si shpërblim Jashari mund të shijojë për herë të parë ajrin e Natit.

Marketing