Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane kur ishin duke bërë pazar. 30-vjeçari shqiptar i akuzuar dhe i dënuar për planifikimin dhe kryerjen e rreth pesëdhjetë vjedhjeve në shtëpi në Trentino u arrestua, së bashku me një 28-vjeçar, në Silea, raporton trentotoday, përcjellë albora.ch.

Marketing

Mediat në itali raportojnë se të arrestuarit dyshohet se kanë marrë pjesë në serinë e sulmeve të ndodhura në fund të vitit 2021 në territorin e Mogliano Veneto-s.

Në veçanti ata akuzohen për grabitjen e një vile, më 14 nëntorin e kaluar, e cila është në pronësinë e naftëtarit Giancarlo Miotto, 79 vjeç.

Mësohet se 30-vjeçari me iniciale P.E është i akuzuar në Shqipëri për tentativë vrasjeje ndaj komisariatit të policisë por edhe për grabitje, trafik droge dhe posedim të lëndës plasëse në Itali dhe ka kryer rreth pesëdhjetë vjedhje banesash në zonën e Trentino-s, për të cilat ishte dënuar dhe për të cilat ishte në pritje të një urdhri arresti ndaj tij.

Ndërkohë 28-vjeçari shqiptar me iniciale M.I që e shoqëronte ishte i dënuar dhe i dëbuar nga Italia si masë alternative e paraburgimit për krime kundër pronës, por ishte arrestuar edhe për hyrje të paligjshme në territorin italian.

Pas arrestimit, policia arriti të gjente edhe shtëpinë ku ata të dy fsheheshin. Pas një kontrolli në një vilë fshati në komunën e Carbonera u gjetën mallra të vjedhura (përfshirë disa orë të bukura, të paktën dy Rolexë por edhe para dhe sende argjendi), mjete për vjedhje./albora.ch/

Marketing