Personi në foto është Kujtim Demiri, i cili u arrestua pak ditë më parë pasi akuzohet për trafikim të të miturve.

Marketing

“Protothema”, shkruan se personi në fjalë kishte blerë një fëmijë 8-vjeçar në Tiranë, në një familje të varfër për 900 euro. Fëmijën më pas e ka dërguar në Athinë dhe e ka nxjerrë në rrugë për të lypur.

56-vjeçari është arrestuar disa ditë më parë në Athinë, pasi Shqipëria e shpalli në kërkim ndërkombëtar.

Tashmë kanë nisur procedurat për ekstradimin e të arrestuarit në vendin e tij. Megjithatë, për autoritetet greke mbetet e panjohur se çfarë ka ndodhur me fëmijën 8-vjeçar.

The much-wanted Kujtim Demiri was arrested in Greece for buying children  and taking them out to beg
Kujtim Demiri
Marketing