Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar në periferi të Milanos, pasi është kapur me lëndë narkotike nga policia.

Marketing

Po ashtu është arrestuar një 31-vjecar maroken, pasi iu gjet 30 kilogramë hashash e ndarë në blloqe me figurën e futbollistit Achraf Hakimi të PSG-së.

Policët vunë re një makinë të parkuar me një burrë që priste.

Menjëherë pas kësaj, mbërriti një makinë e dytë me afrikano-veriorin në bord dhe hetuesit vunë re një paketë të ndërruar. Rezultoi se drejteusi i njërës prej makinave, një shqiptar, kishte një kile hashash të sapo blerë.

Kur u ndalua edhe marokeni, policët gjetën në një çantë mbi 11.500.000 euro. Kontrolli i shtëpisë së tij në zonën Isola të Milanos nuk dha rezultat, por burrit iu gjetën në posedim një set çelësash që ai tha se i kishte gjetur.

Marokeni , i dënuar për drogë, u arrestua dhe tani ndodhet në burgun e San Vittore.  43-vjeçari shqiptar u dërgua në paraburgim për trafik droge.

Marketing