Sot po mbahen zgjedhjet e pjesshme për kryetar të gjashtë bashkive në Shqipëri: Dibër, Vorë, Shkodër, Durrës, Lushnje, Rrogozhinë.

Marketing

Në listat e zgjedhësve si banorë të këtyre bashkive, me të drejtë vote janë 654.538 zgjedhës.

Në zgjedhjet e sotme do të marrin pjesë 18 kandidatë, dhe të gjitha partitë do të garojnë veçmas përveç LSI dhe PD që janë në koalicionin “Shtëpia e Lirë”.

Kandidatët për kryetar bashkie në zgjedhjet e 6 marsit janë:

Nga PS: Bashkia Lushnjë, Eriselda Sefa, Bashkia Shkodër, Majlinda Angoni, Bashkia Vorë, Blerim Sheraj, Bashkia Durrës, Ermirjana Sako, Bashkia Dibër, Rahim Spahiu, Bashkia Rrogozhinë, Edison Memolla,

Kandidatët e PD-së: Bashkia Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi, Bashkia Durrës, Luan Hoti, Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati, Bashkia Lushnjë, Indrit Sefa, Bashkia Dibër, Luan Haka, Bashkia Vorë, Ymer Marku

Ndërsa kandidatët e ‘Shtëpia e Lirisë’ janë:Bashkia Durrës, Ardian Muka, Bashkia Shkodër, Bardh Spahia, Bashkia Vorë, Lulzim Vrana, Bashkia Dibër, Premtim Kryemadhi, Bashkia Rrogozhinë, Hekuran Xhani, Bashkia Lushnjë, Elton Bano.

Kujtojmë se kandidatët fitues do të mbajnë detyrën vetëm rreth një vit pasi në qershor 2023 do të mbahen zgjedhjet e rregullta lokale. /albora.ch/

Marketing