Janë mbyllur 45 minutat e para në sfidën Shqipëri-Islandë dhe Kosovë-Qipro.

Marketing

Shqipëria kryeson ndaj Islandës me rezultatin 1-0, pasi Uzuni në minutën e 35-të harkoi një top të bukur brenda zonës, ku Lenjani u gjend aty duke e dërguar topin mrekullisht në rrjetë pas një goditjeje me kokë. Islandezët gjithashtu kanë bërë këtë pjesë të parë pa një lojtar, pasi u ndëshkua me të kuq.

Nga ana tjetër, Kosova e ka mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-0. I pari që shënoi ishte Muslija në minutën e 22-të me një super gol.

Në minutën e 46-të, ishte Rrudhani i cili dyfishoi shifrat.

Marketing