Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dha lajmi sot se Shqipëria ka plotësuar të gjitha kushtet dhe është bërë anëtare me të drejta të plota e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile.

Marketing

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka shpërndarë momentin e nënshkrimit të marrëveshjes së anëtarësimit midis Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Komisionerit Evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič.

Rama shtoi se anëtarësimi në mekanizmin e mbrojtjes civile do të thotë që çdo fatkeqësi natyrore e e Shqipërisë është njëkohësisht fatkeqësi natyrore e Bashkimit Evropian, i cila vë menjëherë në lëvizje mekanizmin e mbrojtjes evropiane, duke angazhuar për Shqipërinë mjete, njerëz e fonde për përballimin e emergjencës.

“Sot jemi një hap më pranë BE-së dhe BE-ja është një hap më afër nesh, në një rrugë që tanimë bëhet çdo ditë e më e përbashkët. Mirënjohje komisionerit europian për menaxhimin e krizave, Janez Lenarčič, pa mbështetjen e të cilit kjo arritje domethënëse do të ishte ende e parealizuar”, shkruan Rama në Facebook.

Marketing