Enti Rregullator i Energjisë së Shqipërisë, këtë të premte, ka miratuar propozimin e Furnizuesit të Shërbimit Universal, që duke nisur nga 1 tetori e deri më 31 dhjetor, të gjitha ekonomitë familjare që do të harxhojnë më shumë se 800 kilovatë për orë energji do ta paguajnë atë më shtrenjtë.

Marketing

Furnizuesi i Shërbimit Universal ka argumentuar aplikimin për rritje të çmimit me nevojën për të mbuluar shpenzimet shtesë të blerjes së energjisë elektrike nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, shkruan Tv Klan.

Nga ky vendim i marrë nga qeveria shqiptare preken rreth 40 mijë familje, por ky numër pritet të jetë edhe më i madh gjatë muajve të dimrit, kur edhe konsumi i energjisë rritet shumë për shkak se ajo përdoret edhe për ngrohje.

Në bazë të këtij vendimi, çdo ekonomi familjare që do harxhojë 900 kilovatorë në muaj do të paguajë një faturë prej afro 14 mijë lekësh, nga afro 9 mijë lekë që do të paguante para hyrjes së ne fuqi të këtij vendimi.

Nëse konsumi rritet në 1 mijë kilovatorë në muaj atëherë fatura e energjisë për një familje do të shkojë në afro 19 mijë lekë. Pra për çdo 100 kilovatë më shumë se fasha 800 kilovatorë një familje do paguajë një shtesë prej 5040 lekë.

Në bazë të këtij vendimi, çdo abonent familjar që do harxhojë 900 kilovatorë në muaj do të paguajë një faturë prej afro 14 mijë lekësh, nga afro 9 mijë lekë që do të paguante para hyrjes së ne fuqi të këtij vendimi.

Nëse konsumi rritet në 1 mijë kilovatorë në muaj atëherë fatura e energjisë për një familje do të shkojë në afro 19 mijë lekë. Pra për çdo 100 kilovatë më shumë se fasha 800 kilovatorë një familje do paguajë një shtesë prej 5040 lekë.

Marketing